Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë, nga data 10 deri më 13 nëntor është mbajtur takimi vjetor bilateral në ambientet e Bundeswehr.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci.

“Takimi u mbajt për t’i përcaktuar aktivitetet e përbashkëta ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe programet e shkollimeve ushtarake për dy vitet e ardhshme. Ky bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Gjermane dëshmon për gatishmërinë e shtetit gjerman për të mbështetur zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës”,është shprehur Maqedonci në postimin e tij.