Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Mbetën mat në aeroport”, gjenerali Clark tregon prapaskenat me rusët në aeroportin e Prishtinës

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 11:09
“Mbetën mat në aeroport”, gjenerali Clark tregon prapaskenat me rusët në aeroportin e Prishtinës

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark që po dëshmon në Gjykatën Speciale në ditën e dytë, ka folur për aterrimin e ushtrisë ruse në Aeroportin e Prishtinës në qershorin e vitit 1999.

Ani pse ka thënë se nuk është zbuluar kurrë e vërteta për hyrjen e rusëve në aeroportin e Prishtinës, ai ka folur për prapaskenat që janë zhvilluar kur morën informacionet e para për planin e rusëve.

Clark ka thënë se gjenerali rus Ivanov i ka prirë planit për Aeroportin e Prishtinës dhe se për këtë është dekoruar në Kremlin, por sipas tij, rusët ishin futur mat në aeroport.

“Ivanov ishte dekoruar në Kremlin për këtë operacion, por ajo çfarë ndodhi në terren dhe falë Mike Jackson, është që rusët ishin futur mat në aeroport, por në mëngjesin e 11 qershorit, ka qenë e premte, ne filluam të merrnim informacione se nuk ishte vetëm një batalion, por ishte një plan i stisur, divizioni ajror rusë kishte planifikuar të futej në Kosovë”, ka thënë Clark.

Ai ka thënë se pas këtyre informacioneve ka folur vazhdimisht me Sekretaren e Jashtme, Madeline Albright dhe sekretarin e Mbrojtjes, Colin Powell.

“Kam folur në telefon me sekretarin Coolin duke ia shpjeguar se rusët nuk janë aktorë legjitim, janë aty me planet e tyre dhe ju lutem mos i cenoni planet e NATO-s sa i takon situatës. Më kujtohet që kemi folur shumë dhe kemi pasur shkëmbime informacionesh”, ka thënë gjenerali Clark.

“Ishte se rusët kishin një krizë në komandë, sepse në atë kohë nisi operaiconi kur rusët kaluan Drinën, na erdhën informacione se ishte një plan malinj se nuk ishte vetëm një batalion, por plan i rusëve për të hyrë në Kosovë. Telefonova disa herë dhe u thash se asnjë rusë nuk ka ndonjë vlerë. Por ishte një periudhë e paqartë nja 2-3 javë pas asaj”, ka thënë ai.

Wesley Clark

Më shumë nga Lajme

  • 13:02KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
  • 13:02Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
  • 12:41Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna