Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 100 mijë euro në 6 muajt e fundit, si i rriti shpenzimet Kurti me staf për dreka, udhëtime e mëditje

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 21:14
Mbi 100 mijë euro në 6 muajt e fundit, si i rriti shpenzimet Kurti me staf për dreka, udhëtime e mëditje

T7 Spotlight sonte ka transmetuar emisionin hulumtues dhe dokumentues ‘’ 4 vitet e Kurtit – Nga retorika e varfërisë te luksi i pushtetit’’, nga ora 20:15 në Televizionin 7.

Përgjatë këtij episodi, duke sjellur në vëmendje retorikën akuzuese dhe kritikuese të Albin Kurtit sa ishte opozitar, kemi bërë analizimin e shpenzimeve përgjatë qeverisjes së fundit të tij.

Përmes qasjes në dokumente publike që ka kërkuar emisioni T7 Spotlight është vërejtuar se në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Kurti kanë ndjekur një trajektore në rritje.

Viti 2021 shënoi një nisje të përmbajtur, ku Kurti pati një shpenzim prej më shumë se 9 mijë euro , ndërsa stafi politik i tij shpenzoi rreth 10 mijë euro , kryesisht në akomodim dhe bileta udhëtimi. Kjo periudhë mund të ketë qenë e ndikuar edhe nga masat kufizuese të pandemisë COVID-19.

Në vitin 2022 , panorama ndryshoi dukshëm. Kryeministri rriti shpenzimet në mbi 32 mijë euro , ndërsa stafi politik tejkaloi shifrën prej 87 mijë eurosh , në bileta e akomodim, përfshirë mëditjet. Kjo periudhë shënon poashtu mbi 54 mijë euro të dedikuara për pritje shtetërore e dreka e darka.

Viti 2023 solli një rritje enorme të shpenzimeve për Kurtin e stafin, me një total prej afro 90 mijë eurosh veç për bileta udhëtimi, akomodim e mëditje, ndërkohë që shpenzimet për ngjarje ku pati edhe ushqim, prekën shifrën e fiks 100 mijë eurove .

Në vitin 2024, tendenca e rritjes nuk ndalet. Përkundrazi – shpërthen. Vetëm Albin Kurti shpenzoi nga buxheti i shtetit të Kosovës mbi 37 mijë euro në bileta avioni e akomodim në hotele. E stafi politik kap shifrën marramendëse të gati 150 mijë eurove, përfshirë mëditjet.

E për pritje shtetërore, ceremoni dhe dreka e darka zyrtare, shpenzohen 112 mijë euro – Ky nuk ishte më thjesht një vit pune, por u bë vit i rekordeve të shpenzimeve.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 , shpenzimet janë tashmë domethënëse. Kryeministri hargjoi mbi 10 mijë euro , ndërsa stafi politik ka realizuar shpenzime që tejkalojnë 41 mijë euroshin . Edhe pse është vetëm gjysma e vitit, për ngjarje e dreka e darka janë shpenzuar mbi 48 mijë euro .

Albin Kurti në krejt këtë e ka kursyer buxhetin e shtetit vetëm duke mos marrë mëditje për vete, por njëjtë nuk veproi edhe stafi i tij, që për 4 vite e gjysmë përfituan 85 mijë euro në total.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë