Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 100 të rinj nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë dhe Odën e ish-ushtarit Sadri Shalës

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 15:02
Mbi 100 të rinj nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë dhe Odën e ish-ushtarit Sadri Shalës

Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani realizuan një vizitë në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë dhe Odën e ish-ushtarit të UÇK-së, Sadri Shala.

Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me historinë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, organizimin e saj në këto zona, si dhe me ngjarje të rëndësishme historike, përfshirë nisjen e delegacionit të Rambujesë për në Francë në vitin 1999. Të rinjtë patën rastin të dëgjonin rrëfime dhe kujtime autentike nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët ndanë përvojat dhe sakrificat e tyre gjatë luftës.

Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla synojnë të forcojnë njohuritë e brezit të ri për historinë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës, duke inkurajuar angazhimin e tyre në zhvillimin e vendit.

Në përfundim të vizitës, u shprehën falënderime për Rininë e Lipjanit për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet përkujtimor e edukativ.

PAMJE:

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 11:00Pritjet te Dheu i Bardhë shkojnë në 90 minuta – në Merdarë mbesin njëjtë, 3 orë
  • 10:59Manxhuka për fotografinë e Kurtit me të dyshuarin për lidhje me BIA-n serbe: Institucionet e sigurisë po zbulojnë elemente të dyshimta
  • 10:57Vjedhje e rëndë në Malishevë, grabiten para, stoli ari dhe një pistoletë
  • 10:36Mbi 2,500 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë, 24 persona të arrestuar
  • 10:22Gjykata jep detaje për paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn