Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 13 mijë shoferë pa patente gjatë këtij viti: Pse po konfiskohen kaq shumë patentat?

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 19:24
Mbi 13 mijë shoferë pa patente gjatë këtij viti: Pse po konfiskohen kaq shumë patentat?

Mbi 13 mijë shoferëve u janë ndaluar patentat vetëm brenda 11 muajve të këtij viti, ndërsa mijëra të tjerë janë ndëshkuar me pikë negative për shkelje të rregullave të trafikut rrugor në Kosovë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë një rritje të numrit të rasteve të masave ndëshkuese ndaj vozitësve, krahasuar me vitin e kaluar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Policia ka bërë të ditur se nga janari deri në nëntor të këtij viti, u është ndaluar drejtimi i mjetit mbi 13 mijë shoferëve.

“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju njoftojmë se gjatë periudhës kohore Janar-Nëntor 2025 u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik 13,446 shoferëve, si dhe janë shqiptuar gjithsej 55,809 tiketa të parapara me pikë negative. Ndërsa gjatë vitit 2024, u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik 11,933 shoferëve, si dhe janë shqiptuar gjithsej 50,887 tiketa të parapara me pikë negative”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku vlerëson se këto shifra nuk paraqesin pasqyrë të mirë për Kosovën.

“Kjo nuk është një pasqyrë e mirë për shtetin tonë sepse edhe përpara Evropës po dalim si shtet, i cili nuk i kemi të edukuar të mjaftueshëm shoferët në trafikun rrugor, por fokusi i shtetit duhet të jetë më tepër në kompletimin e infrastrukturës rrugore, të shenjave të trafikut dhe mandej të fokusohemi më tepër në shqiptimin e masës kundërvajtëse me të cilën edhe bëhet konfiskimi i patentë shoferi. Konfiskimi i patentës është veç një farë mase e cila është diskutuar shumë në publik se a ka të drejtë të konfiskohet patenta apo jo”, shprehet ai.

Ai konsideron se fokusi i shtetit duhet të jetë në përmirësimin dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe sinjalizimin e trafikut.

“Në trafikun rrugor duhet pikë së pari shteti të fokusohet në sinjalizimin dhe kompletimin e rrugëve të cilat i kemi me sinjalizim shumë të mangët në trafikun rrugor. Tash e kemi edhe mirëmbajtjen e rrugëve, e cila është shumë e dobët. Kemi hyrë në sezonin e dimrit, temperaturat e kanë bërë të vetën, mjegullat e kanë bërë të vetën, kemi rrugë shumë të papastra edhe si rrjedhojë kemi edhe të pasigurta për ligjin e automjeteve në rrugë”, shton ai për KosovaPress.

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti e konsideron pozitive numrin e madh të konfiskimit të patentë shoferëve, meqë pret se kjo të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve.

“Është lajm shumë i mirë për arsye se ky popull ose duhet të vetëdijesohet me dëshirë ose pa të, do të thotë duhet të vetëdijesohet sepse nuk mundesh me ia marrë të drejtën dikujt në komunikacion siç na ndodhë neve për ditë, i respektojmë rregullat e komunikacionit maksimalisht edhe ata na i marrin të drejtat në mënyrën më të pa njerëzishme të mundshme. Nëse ekziston turp tek shqiptarët, më i vogli është në komunikacion, apo nuk ekziston hiç. Po dua të them, që është shumë e mirë kjo për arsye se njerëzit vetëdijesohen. Në Austri njerëzit paguajnë 75 euro në qoftë se nuk dalin në vendkalimet e këmbësorëve”, shprehet ai.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, arsyet për konfiskimin e patentë shoferit përfshijnë: tejkalimin e shpejtësisë mbi 50 për qind të shpejtësisë së lejuar, mosrespektimi i semaforit, kalimi në semaforin e kuq dhe tejkalim në vijën e plotë

patent shofer

Më shumë nga Lajme

  • 16:34Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri
  • 16:30Ilir Kërçeli- Avdullah Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton?
  • 16:28Armatimi në veri, Sveçla jep detaje
  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak
  • 16:13Kapet sasi e madhe armësh në veri