Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka realizuar mbi 700 ndërhyrje në gji gjatë këtij viti. Rreth 300 prej tyre kanë qenë raste me kancer të gjirit.
Drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci, tha se po synohet zbatimi i kirurgjisë që mundëson ruajtjen e gjirit, kur gjendja e pacientes e lejon.
Në emisionin “Shëndeti sot” të KosovaPress, ai shpjegoi se kjo qasje zbatohet te pacientet në fazat e hershme të sëmundjes. Sipas tij, synohet ruajtja e sa më shumë indeve dhe zvogëlimi i rrezikut të komplikimeve.
“Vetëm këtë vit janë realizuar diku mbi 700 intervenime në gji, po prej tyre kanë rezultuar rreth 300 operacione që kanë qenë me karcinomë të gjirit. Prej intervenimeve kirurgjike kjo jo vetëm si risi, por ne viteve të fundit jemi duke u munduar që pacientët t’i trajtojmë me shku me kirurgji kursyese të gjirit. Çka do të thotë që pacientëve që janë në fazat e hershme me kancer të gjirit, mos me u heq komplet gjiri ose me u heq një pjesë, ose në fund të fundit në qoftë se hiqet një pjesë e gjirit ose një e katërta e gjirit, me bo mastektominë simpleks por mos me e heq edhe aksillën ose nënsqetullën. Sepse ka edhe komplikimet e veta nganjëherë që ndodhin tek femrat. Prandaj vitet e fundit ne jemi duke u munduar që sa më shumë që të shkojmë te kirurgjia kursyese e gjirit”, tha Kolgeci.
