Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 22:55, janë procesuar 39 nga 47 vendvotime, apo 82.98 për qind e totalit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm me 15,015 vota ose 83.38 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 1,259 vota apo 6.99 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,199 vota ose 6.66 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka siguruar 350 vota, që përbëjnë 1.94 për qind të votave të numëruara.
Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike po shkon drejt përfundimit, ndërsa kanë mbetur edhe tetë vendvotime për t’u procesuar.