Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbingarkohet Emergjenca, mbi 1 mijë pacientë në vikend

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 20:47
Mbingarkohet Emergjenca, mbi 1 mijë pacientë në vikend

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përballur me fluks të jashtëzakonshëm pacientësh gjatë fundjavës.

Sipas drejtorit të kësaj klinike, Naser Syla, vetëm gjatë dy ditëve të fundjavës janë trajtuar 1 mijë e 67 pacientë, shifër kjo që, sipas tij, është dukshëm më e lartë krahasuar me muajt e fundit dhe vitet e kaluara.

“Për dy-tre muajt e fundit janë kaluar të gjitha normat e mundshme në krahasim me vitet e kaluara, në një numër enorm”, ka deklaruar Syla.

Megjithatë, nga 1 mijë e 67 pacientët e trajtuar gjatë fundjavës, vetëm 86 prej tyre kanë vazhduar trajtimin spitalor në klinikat përkatëse të QKUK-së. Pjesa tjetër janë liruar për në shtëpi.

Syla thotë se, sipas standardeve, në Emergjencë do të duhej të trajtoheshin kryesisht pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Në përpjekje për të zbutur ngarkesën e stafit, QKUK/ShSKUK ka nisur një praktikë të re, duke angazhuar me pagesë specialistë të rinj të emergjencës, por vetëm për kujdestari.

Nga kjo mundësi deri më tani kanë përfituar 12 specialistë, ndërsa ende nuk dihet se sa gjatë do të vazhdojë ky angazhim.

Drejtuesit e Klinikës Emergjente e lidhin fluksin e madh të pacientëve edhe me mungesën e Spitalit të Prishtinës. Si faktor tjetër përmendet edhe mosshfrytëzimi i mjaftueshëm i shërbimeve të kujdesit parësor dhe spitaleve të përgjithshme rajonale nga qytetarët.

Televizioni ka raportuar në të kaluarën se lista zyrtare e shërbimeve mjekësore në spitalet e përgjithshme dhe QKUK do ta evitonte këtë problematikë. Pra, ky dokument bazik që do t’i definonte shumë gjëra ende mungon në ShSKUK.

mijëpacientëmbingarkohet

Të ngjashme

Vikend i ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë raste emergjente dhe 3 vdekje

Vikend i ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë raste emergjente dhe 3 vdekje

09:34
100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë

100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë

22:24
Dogana e kap ‘mat’ shoferin e autobusit Gjermani–Kosovë, i zbulon 63 mijë euro të padeklaruara

Dogana e kap ‘mat’ shoferin e autobusit Gjermani–Kosovë, i zbulon 63 mijë euro të padeklaruara

16:45
Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

15:19

Më shumë nga Lajme

  • 21:47Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autostradë
  • 21:46“Mundemi me gjuajt me ve për çdo ditë…”, Kuçi flet për aksionin e opozitës në Kuvend
  • 21:31Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
  • 21:30Ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën
  • 21:21“Rrenë e kulluar”, deputetja e LDK-së për marrëveshjen me RMV: Prokuroria Speciale duhet të hetojë sektorin energjetik