Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbledhja e KPM-së nis me mbi 30 minuta vonesë

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 10:54
Mbledhja e KPM-së nis me mbi 30 minuta vonesë

Mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), e planifikuar të nisë në orën 10:00, ka filluar me 32 minuta vonesë.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë rekomandimet për ripërtëritjen e licencave të Radio Club FM dhe Radio Helix, si dhe kërkesat për ndryshime të pronësisë në Kosova MTV dhe Turbo Channel, si dhe në Kanal 10 dhe Radio 10.

Në kuadër të çështjeve të licencimit, KPM-ja do të shqyrtojë edhe rekomandimet për harmonizimin e formatit të programit të Radio 7, Radio 7 Kosova dhe Radio Ferizaj, si dhe kërkesën për ndryshimin e lokacionit të Radio Okarinës. Në rend dite është përfshirë edhe një kërkesë për lejimin e transmetimit eksperimental.

Një pjesë e mbledhjes do t’u kushtohet rasteve ligjore që lidhen me respektimin e kushteve dhe rregulloreve të KPM-së. Në mesin e tyre janë rastet e A2CNN Kosova dhe Kristal TV, si dhe ankesat e Radio Dukagjinit dhe Radio Fontanës ndaj Radio Klan Kosova FM-Deçan.

Komisioni do të trajtojë edhe rastet e disa mediave për mospagesën e tarifës së licencës. Në këtë listë përfshihen TV Zoom, ISP Broadcast, Klina TV, Opentel, TV Arta, Radio 24, TV Koha Vision, TV Liria, Radio Dukagjini, Radio Energji, Radio Kent FM 2, Radio Shqip FM, Rahovec Chanel, TV Opinion, TV Prizren, TV Vali dhe TVR.

Sipas agjendës, gjatë mbledhjes do të shqyrtohen edhe çështje të tjera, përfshirë raportin e auditimit të performancës dhe caktimin e datës së mbledhjes së radhës.

radiombledhjakpm-së

Të ngjashme

Nis mbledhja e kryesisë e para pas zgjedhjes së presidentës

Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e para pas zgjedhjes së presidentës

11:14
Janina Ymeri ironizon me “Radio Policinë e VV-së”: Edhe lëvizjet e mia Ferizaj-Prishtinë po i përcjellin

Janina Ymeri ironizon me “Radio Policinë e VV-së”: Edhe lëvizjet e mia Ferizaj-Prishtinë po i përcjellin

17:19
"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

13:33

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët
  • 11:52Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional
  • 11:50Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia
  • 11:49BE miraton 1,600 lista të reja sanksionesh kundër Rusisë
  • 11:47Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?