Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 08:14
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje do të mbajë mbledhje të hënën, në orën 13:00.

Në rend dite të mbledhjes janë plotësim-ndryshimi i planit të punës dhe kalendarit të aktiviteteve, hartimi i listës preliminare të dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve relevante, si dhe miratimi i buxhetit të komisionit.

Përveç këtij komisioni, të hënën do të mblidhen edhe tri komisione të tjera parlamentare.

Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Në rend dite ka shqyrtimin e katër projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën, që lidhen me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Në orën 12:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Arsim dhe Shkencë, i cili do të shqyrtojë propozimin e Qeverisë për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe raportin vjetor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për vitet 2024 dhe 2025.

komisionimblidhethetimor

Të ngjashme

Nis mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Nis mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

13:30

Më shumë nga Lajme

  • 20:12LVV i reagon ministrit Nenad Rashiq pas intervistës ku foli për Asociacionin
  • 20:07Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?
  • 20:07Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre
  • 20:03Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca
  • 19:52Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin