Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 19:04
Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën diskutoi për zhvillimet politike në vend, prioritetet organizative dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Gjatë mbledhjes siç bëhet e ditur në një njoftim u theksua se PDK-ja po hyn në një fazë të rëndësishme të konsolidimit organizativ përmes zgjedhjeve të brendshme, të cilat do të zhvillohen në përputhje me Statutin e partisë dhe mbi parimet e demokracisë së brendshme, transparencës, garës së ndershme dhe respektimit të vullnetit të anëtarësisë.

“Kryesia vlerësoi se ky proces zgjedhor përbën një mundësi të rëndësishme për fuqizimin e strukturave, përfshirjen e energjive të reja dhe ndërtimin e një PDK-je më të fortë, më të bashkuar dhe më të përgatitur për sfidat politike dhe përgjegjësitë që e presin Kosovën.

Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritjen që vendimi të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së”, thuhet në njoftim

Kryesia ritheksoi se, “pavarësisht sfidave politike, PDK-ja ka ruajtur unitetin, organizimin dhe pozitën e saj si partia kryesore opozitare në vend, duke mbetur forca me numrin më të madh të deputetëve në opozitë”.

Partia Demokratike e Kosovës thotë në njoftim se mbetet e përkushtuar të respektojë vullnetin e anëtarësisë, të forcojë demokracinë e brendshme dhe të vazhdojë angazhimin për ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të sigurt dhe plotësisht të integruar në institucionet euroatlantike.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve
  • 20:34Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje
  • 20:24Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë
  • 20:23Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
  • 20:15‘Eskalon’ Peci: Çfarë kriminelash, paralajmërojnë gjakderdhje…