Mbretëria e Bashkuar është zotuar për të ndihmuar Ukrainën që të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi.
Një zotim të tillë, e ka dhënë kryeministri britanik, Andy Burnham, pas vizitës së tij në Kiev ku është pritur në takim nga presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky.
Burnham ka thënë të hënën se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi, duke ndarë informacione teknike të klasifikuara mbi komponentët e prodhuar në Britani.
Burnham, i cili ndodhet në Kiev së bashku me liderë të tjerë ndërkombëtarë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ka thënë se kishte miratuar kërkesën për ndarjen e teknologjisë së raketave “Storm Shadoë”, ndërsa industria britanike dhe ajo franceze do të mbështesin Ukrainën.
“Storm Shadoë” e Mbretërisë së Bashkuar është një raketë precize e lëshuar nga ajri, me rreze veprimi prej më shumë se 250 kilometrash.
Ai i ka bërë thirrje industrisë britanike të mbështesë Projektin Freya, “për të ofruar një alternativë me kosto më të ulët ndaj sistemeve amerikane Patriot për interceptimin e raketave balistike”.
"Ky është momenti për të vazhduar presionin mbi Rusinë, momenti për të shtrydhur aftësinë e tyre për të financuar këtë luftë të paligjshme", ka thënë Burnham, duke lavdëruar popullit ukrainas për forcën e treguar gjatë këtyre viteve të luftës me Rusinë.
