Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 14:13
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me mënyrën e llogaritjes së dënimit prej 17 muajsh burgim, të shqiptuar ndaj tij në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në një shkresë të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka bërë të ditur se rezervojnë të drejtën për ta kundërshtuar para Dhomës së Apelit vendimin e gjykatësit lidhur me vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në rastet 06 dhe 12, si dhe llogaritjen e kohës së kaluar në paraburgim.

Në vendimin e datës 17 nëntor 2026, Gjykata e Hagës e ka shpallur Thaçin fajtor për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe e ka dënuar me 17 muaj burgim.

Në vendimin e tij, gjykatësi kishte deklaruar se nuk konsideronte që koha e kaluar në paraburgim nga Thaçi, në bazë të dy fletarrestimeve të ndara, mund të llogaritej për dy dënime të shqiptuara për vepra që nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Mbrojtja e Thaçit në shkresën e publikuar potencon se po t’i ishte llogaritur Thaçit koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej tashmë i vuajtur dhe ai do të ishte liruar.

“Po t’i ishte njohur z. Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar”, thuhet në argumentimin e avokates Menegon.

Avokatja e Thaçit për rastin e dytë, ka theksuar se, për momentin, nuk kanë ndërmend të paraqesin parashtrime të veçanta lidhur me vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, por kanë rezervuar të drejtën për ta apeluar Aktgjykimin, përfshirë vendimin për mosllogaritjen e njëkohshme të dënimeve dhe çështjen e kreditimit të kohës së kaluar në paraburgim. Gazeta Express.

thaçitmbrojtjamënyrën

Të ngjashme

“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit gati për apelin në Hagë

“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit gati për apelin në Hagë

14:57
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe

Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe

21:21

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Nis rehabilitimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Graçanicën, investim prej 1.32 milionë eurosh
  • 15:16Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
  • 14:56Musmurati del para objektit të Qeverisë, i kërkon Muratit nënshkrimin e marrëveshjes 74-milionëshe për mbeturinat
  • 14:53Pas gjetjes në varrezën masive në Kalludër, caktohet data e rivarrimit të Adem Ademit
  • 14:22Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë