Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbrojtja: Paul Williams do të tregojë se Thaçi s’kishte autoritet të nënshkruante marrëveshje pa miratim

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 12:18
Mbrojtja: Paul Williams do të tregojë se Thaçi s’kishte autoritet të nënshkruante marrëveshje pa miratim

Sipas përmbledhjes së lexuar nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, u tha se dëshmitari Paul Williams, ishte këshilltar ligjor pa pagesë për delegacionin shqiptar në Rambuje.

“Paul Williams ka qenë këshilltar falas për delegacionin nga Kosova në Rambuje në shkurt dhe mars 1999. Ai ka ndihmuar delegacionin për hartimin e propozimit të tyre dhe me negociatat me marrëveshjen e Rambujesë. Po ashtu, ka marrë pjesë në takime me delegacionin kosovar dhe me figurat ndërkombëtare dhe me diasporën e Kosovës dhe ka dhënë informata për shtypin në emër të delegacionit”, tha Mishetiq.

Avokati Mishetiq tha se dëshmitari do të japë dëshmi lidhur me vendimmarrjen e delegacionit dhe diskutimet që janë bërë atje.

“Ai do të japë dëshmi për vendimmarrjen e delegacionit dhe objektivat e delegacionit si dhe diskutimet që janë bërë për nevojën për demilitarizim-transformim të UÇK-së”, tha Mishetiq.

Po ashtu, avokati theksoi se dëshmitari do të tregojë për përshtypjet që e ndihmuan të dilte në përfundimin se Thaçi nuk kishte autoritetin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa miratim.

“Po ashtu ai do të japë dëshmi për komunikimet që ka pasur më të gjithë anëtarët e delegacionit kosovar në mes të cilëve edhe Hashim Thaçin, konstatimet dhe përshtypjet që ka krijuar ai nga këto komunikime të cilat e ndihmuan për të dalë në përfundime se Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë dhe se i duhet miratimi i komandantëve të zonave për të bërë këtë”, tha ai.

Mishetiq tha se dëshmitari kishte vënë re edhe strukturën ad-hoc të UÇK-së dhe autoritetin e komandantëve të zonave.

“Po ashtu, vuri re strukturën ad-hoc dhe të decentralizuar të UÇK-së dhe autoritetin që kishin komandantët e zonave dhe bindjen ideologjike dhe ndikimin e Adem Demaçit”, tha Mishetiq.

Williams tha se për ta përfaqësuar delegacionin e Kosovës ishte ftuar nga Bujar Bukoshi me kërkesë të Ibrahim Rugovës. Tha se dokumenti u nënshkrua nga Edita Tahiri dhe Bajram Kosumi. /BpD/

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare