Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit i kërkohet të paraqesin argumentet deri më 2 dhjetor

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 08:21
Mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit i kërkohet të paraqesin argumentet deri më 2 dhjetor

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit.

Krahas aspekteve të tjera, Trupi Gjykues udhëzoi ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit që të përmbyllin zyrtarisht paraqitjen e argumenteve prej tyre deri më 2 dhjetor 2025, ose në ditën e parë të punës pas lëshimit të vendimit të fundit prej Trupit Gjykues mbi kërkesat e mbetura për pranimin e provave, cilado data jetë më e hershme.

Sipas njoftimit të lëshuar nga DhSK, sa i përket dosjeve gjyqësore përfundimtare dhe deklaratës për pasojat e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse, “Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e palëve për zgjatje afati dhe urdhëroi që këto parashtrime të dorëzohen deri më 19 janar 2026, vijuar nga deklaratat përmbyllëse, që janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026”.

“Trupi Gjykues shtyu për një fazë më të vonshme vendimin mbi modalitetet e procesit të mundshëm të zhdëmtimit. Ai gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes për procedurë të veçantë të përcaktimit të dënimit, duke konfirmuar se çdo përcaktim i dënimit, në rast se është i zbatueshëm, do të shqyrtohet me Aktgjykimin, dhe duke urdhëruar palët që të përfshijnë çdo parashtrim lidhur me përcaktimin e dënimit në dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre ”, u tha në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

hashim thaÇKadri Veseli

Më shumë nga Lajme

  • 13:50Deklarohet mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer, do ta rishikojmë vendimin
  • 13:47Reuters raporton për protestën te EULEX-i pas vendimit të Hagës
  • 13:44Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën
  • 13:39Avokati i Thaçit: Po të isha deputet, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër
  • 13:37Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, vjen regimi nga BE