Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllet për publikun seanca ndaj Pantiq dhe Zariq, do të dëgjohet një dëshmitar anonim

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 12:04
Mbyllet për publikun seanca ndaj Pantiq dhe Zariq, do të dëgjohet një dëshmitar anonim


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbyll për publikun seanca e së enjtes në gjykimin ndaj të akuzuarve Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime kundër popullatës civile në rajonin e Istogut. Seanca u mbyll pasi do të dëgjohet një dëshmitar anonim.

Kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli njoftoi se në seancën e sotme do të dëgjohet dëshmitari anonim B1, ndaj të cilit kishte urdhëruar masa mbrojtëse dhe urdhër për anonimitet.

Prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli deklaroi se i propozon Gjykatës që kjo seancë të jetë me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Mbrojtësit e të akuzuarve Pantiq dhe Zariq, avokatët Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq nuk patën kundërshtime, duke thënë se ia lënë Gjykatës si të vendosë.

Andaj, seanca u mbyll.

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ish-kryeshefi i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq, ngarkohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, më datën 19 maj 1999 në fshatin Dubravë, saktësisht në burgune Dubravës pas bombardimeve të NATO-s ku si pasojë kishi nmbetur të vrarë 3 të burgosur shqiptarë, Pantiq si kryeshef i stacionit policor bashkë me forcat policore serbe kishin shkuar për të marrë kontrollin e situatës dhe pasi pushuan bombardimet, në përbërje edhe të gardianëve kanë hyrë në dhomat e të burgosurve dhe kanë ushtruar dhunë sistematike, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Në aktakuzë thuhet se bombardimet e NATO-s kanë vazhduar edhe më 21 maj, ku mbetën të vrarë 18 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Ndërsa, një ditë pas në mëngjes gardianët, të burgosurit, serbë të armatosur bashkë me forcat policore dhe Njësitë Speciale të cilët gjendeshin nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i kanë mbledhur të burgosurit shqiptarë në fushën e sportit dhe më pas, siç thuhet në aktakuzë filluan të gjuajnë me armë zjarri të llojeve të ndryshme, kurse nga mbrapa murit të burgut kanë gjuajtur me bomba në drejtim të burgosurve shqiptarë.

Gjithmonë, duke iu referuar aktakuzës, forcat policore serbe tëStacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e Pantiqit po ashtu, kidnapuan një civil shqiptar me pseudonimin “A1”, të cilin e dhunuan seksualisht. Përveç viktimës “A1”, në aktakuzë përshkruhet dhunimi i një viktime tjetër– “B1”. Dy tëp andehurit, po ashtu akuzohen për vrasje të disa familjeve në Komunën e Istogut. /BetimipërDrejtësi/

pantiqseancazariq

Më shumë nga Lajme

  • 13:20Çlirim Haziri: Sot marshojmë në Prishtinë, nga nesër vazhdojmë protestat e mbrëmjes
  • 13:18Schuebel mirëpret Von der Leyen: Për mbi 25 vjet, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm i Kosovës
  • 13:16Hoxhaj thërret qytetarët në protestën e sotme: Për lirinë që fituam, për drejtësinë që kërkojmë
  • 13:13Ndahet nga jeta zyrtari policor Bali Haxha, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime
  • 13:12Haxhiu pret në takim Von der Leyen