Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllet përkohësisht Pishina e Gërmisë

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 08:15
Mbyllet përkohësisht Pishina e Gërmisë

Me kërkesë të Inspektoratit Sanitar, Pishina e Gërmisë do të jetë përkohësisht e mbyllur deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NPL “Sport Marketing” Sh.A., përmes një njoftimit në Facebook ka theksuar se rregullisht kontrollon cilësinë e ujit dhe bën matjen e vlerave përkatëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes.

“Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj”, thuhet në njoftim.

“Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës. Si ndërmarrje, respektojmë dhe zbatojmë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare, do t’ju informojmë me kohë për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë”.

Më shumë nga Lajme

  • 09:44Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot në Kosovë
  • 09:30Arrestohet 16-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Kaçanik
  • 09:27Ramadani: Nafta rreth 1.80 euro për litër, qytetarët po vuajnë nga “bllokada e re”
  • 09:24Del para trupit gjykues Kadri Xhemajli, i akuzuari për kanosjen e Kurtit
  • 09:18Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës