Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllet seanca, kjo është data kur pritet të shpallet vendimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 13:08
Mbyllet seanca, kjo është data kur pritet të shpallet vendimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Është përmbyllur shqyrtimi gjyqësor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, proces në të cilin janë paraqitur prova materiale, dëshmi të shumta dhe fjalë përfundimtare nga palët e përfshira.

Gjatë seancave përfundimtare, prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, duke theksuar se janë administruar të gjitha provat dhe janë dëgjuar dëshmitarët, ndërsa rasti është cilësuar si një krim makabër i kryer në prani të fëmijëve të mitur të viktimës.

Në fjalën e tij, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se ekzistojnë prova dhe dëshmi që, sipas tij, e lidhin tërësisht këtë rast me organizimin dhe ekzekutimin e krimit.

Ndërkohë, i akuzuari Naim Murseli ka mohuar përfshirjen në vrasje, duke deklaruar se nuk ka qenë në veturë në momentin e ngjarjes dhe se nuk ka paguar për kryerjen e krimit, duke kërkuar një vendim të drejtë nga gjykata. I akuzuari Granit Plava nuk ka dhënë deklaratë në fjalën përfundimtare.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, është bërë e ditur se shpallja e vendimit do të bëhet më 21 prill, në ora 13:30.

Po ashtu, është konfirmuar se të akuzuarit nuk do të marrin pjesë në shpalljen e vendimit, pasi kanë deklaruar se nuk kanë interes për të qenë të pranishëm.

Naim Murseli

Më shumë nga Lajme

  • 20:12Çka përmban ankesa e Blerim Isufajt në Supreme për shkarkimin e tij?
  • 20:04​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi
  • 19:57Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të
  • 19:54Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë
  • 19:51Deputetja australiane humb të dyja këmbët pasi përplasjes nga një makinë, autoritetet dyshojnë për sulm të qëllimshëm