Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Më 6 shtator mbahet akademi përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së heroit Hajdar Ahmeti

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 21:13
Më 6 shtator mbahet akademi përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së heroit Hajdar Ahmeti

Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të vrasjes së heroit Hajdar Ahmeti, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe polic i Kosovës, më 6 shtator 2026 do të mbahet një akademi përkujtimore në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e atdheut.

Akademia përkujtimore do të organizohet në fshatin Berjahë të Komunës së Gjakovës, duke filluar nga ora 11:00.

Në kuadër të këtij manifestimi do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të Shtabit Lokal të UÇK-së në fshatin Berjahë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për luftëtarët e lirisë. Po ashtu, do të bëhen homazhe te varrezat e fshatit.

Organizimi i këtij përvjetori është bërë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), dega në Gjakovë, në bashkëpunim me fshatin Berjahë.

Screenshot

Kryetari i fshatit dhe ish-bashkëluftëtari i Hajdar Ahmetit, Naim Miftari, ka vlerësuar lart figurën e heroit dhe kontributin e familjes së tij gjatë luftës. “Heroi Hajdar Ahmeti së bashku me familjen e tij ishin pjesë e UÇK-së.

Në shtëpinë e tyre, gjatë luftës së vitit 1998, ishte vendosur Shtabi Lokal i fshatit”, ka deklaruar Miftari.

Ai ka bërë të ditur se në akademinë përkujtimore, më 6 shtator, kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe shumë bashkëluftëtarë të Zonës së Dukagjinit, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe qytetarë të Rekës së Keqe.

Akademia do të shërbejë si një moment përkujtimi dhe nderimi për jetën, veprën dhe sakrificën e Hajdar Ahmetit, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

përkujtimorehajdarshtator

Të ngjashme

Behrami: Diasporë, më 16 shtator të gjithë në Hagë!

Behrami: Diasporë, më 16 shtator të gjithë në Hagë!

21:06
PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator

PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator

17:46

Më shumë nga Lajme

  • 22:53Zelensky tha se s'do ta njohë Kosovën, deputetja ukrainase: S’jam dakord me pozicionin e tij
  • 22:53Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, një i plagosur me sëpatë
  • 22:31Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste
  • 22:29Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
  • 22:23Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant