Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Me duar të lidhura e i rrethuar, momenti kur arrestohet Fatmir Sheholli

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 11:58
Me duar të lidhura e i rrethuar, momenti kur arrestohet Fatmir Sheholli

Janë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, i cili po dyshohet për përfshirje në spiunazh.

Pamje nga momenti i arrestimit: VIDEO

Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla tha se vepra me të cilën ngarkohet i lartëcekuri, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, teksa tha se presin nga organet e rendit trajtim institucional me seriozitet të lartë.

Ministri në detyrë theksoi përkushtimin në luftimin e këtyre rasteve, teksa tha se do të ndiqen të gjithë akterët e Serbisë që operojnë kundër e në dëm të interesave të Kosovës.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.

Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, tha Sveçla.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike