Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Me kërkesë të të dëmtuarës, mbyllet seanca e Apelit ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatit

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 16:35
Me kërkesë të të dëmtuarës, mbyllet seanca e Apelit ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatit

Në Gjykatën e Apelit, me kërkesën e palës së dëmtuar S.M., është mbyllur seanca e së martës, në rastin ku Nazmije Millaku akuzohet për vrasjen e kunatit të saj, Xh.M.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtnë, më 9 mars 2026, të akuzuarën Millaku e ka shpallur fajtore për veprën penale “Vrajse e rëndë” dhe e ka dënuar me 20 vjet burg, ndërsa e ka liruar nga akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E dëmtuara S.M. kërkoi nga Gjykata që të mbyllet seanca për publikun, në mënyrë që të mbrohet identiteti i femijëve të të akuzuarës Millaku, pasi kanë qenë dëshitarë në procedurë.

Po ashtu, mbrojtësja e të akuzuarës Millaku, avokatja Mirvete Hashani, propozoi që të mbyllet seanca për të njëjtat arsye, por këtë e kundërshtoi e akuzuara.

“Kam qejf m’u kanë publike, me ditë gjithçka edhe tjerët çka unë kam vujt në atë shpi. Prej anës teme i pranoj gazetarët, unë jam viktimë këtu, jo këta. 30 vjet kam duru”, deklaroi e akuzuara Millaku.

Ndërkaq, kryetari i kolegjit të Apelit, Xhevdet Abazi, njoftoi se seanca do të mbyllet për publikun, për mbrojtjen e interesit të fëmijëve të të akuzuarës Millaku.

Kolegji i gjyqtarëve në këtë rast ka këtë përbërje: Xhevdet Abazi- kryetar, Kadrije Goga-Lubishtani- gjyqtare referuese dhe Skender Çoçaj-anëtar.

Të pranishëm në seancë ishin e akuzuara Nazmije Millaku me mbrojtësen e saj, avokaten Mirvete Hashani dhe e dëmtuara S.M., ndërsa nga Prokuroria e Apelit nuk ishte prezent askush.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nazmije Millaku akuzohej se më 20 gusht 2024, në korridorin e përbashkët të shtëpive të tyre, në Prishtinë, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta xhelozie, me dashje ka privuar nga jeta kunatin e saj Xh.M., ku e pandehura ishte ndier e parespektuar dhe e braktisur nga familjarët, duke menduar se tani i ndjeri kishte ndikim.

Aktakuza thotë se e akuzuara fillimisht ishte përgatitur për të kryer këtë vepër penale duke përfunduar kursin mbi aftësimin për përdorimin e armëve të shkurtra e më pas ishte certifikuar dhe kishte blerë armë zjarri dhe municion. Aty thuhet se ajo shfrytëzon rastin derisa anëtarët e tjerë të familjes nuk ishin prezent në momentin që e kishte parë tani të ndjerin Xh.M., duke kaluar në korridorin e shtëpisë për të shkuar në oborrin e përbashkët, del në korridor dhe në mënyrë dinake me armën e lartcektur shtie në drejtim të tij disa herë, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e si pasojë e plagëve viktima ndërron jetë.

Autopsia ka konstatuar se vdekja e Xh.M., ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e destruksionit të trurit dhe gjakderdhjes masive të brendshme dhe të jashtme. U konstatuan 18 plagë të shkaktuara nga 11 të shtëna.

Me këto veprime, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal.

Millaku akuzohej edhe se nga 21 dhjetorit 2023 deri më 20 gusht 2024, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët posedoi një armë zjarri, tre karikatorë e 39 fishekë, e që ndonëse e kishte përfunduar kursin për përdorimin e armës, ende nuk ishte pajisur me leje për mbajtjen e armës. Arma iu gjet gjatë kontrolli në çantën e saj kur kishte shkuar në stacion policor, e disa prej municionit i ishte gjetur në dhomën e saj.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 16:04Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin
  • 16:03I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, PSRK ngrit aktakuzë ndaj Naser Hafizit zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt