Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 19:06
Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

Zyrtari i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ali Ngucati, është varrosur sot me nderime të larta ushtarake në fshatin Polac të Skënderajt, vendlindjen e tij.

Në ceremoninë e varrimit dhe homazhet e mbajtura në Shtëpinë e Kulturës në Skënderaj morën pjesë familjarë, miq, kolegë të FSK-së, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.

Pas homazheve, është mbajtur edhe një akademi përkujtimore, ku u vlerësua kontributi i Ngucatit në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në emër të komandantit të FSK-së dhe pjesëtarëve të kësaj force, fjalën e mori zëvendëskomandanti, gjeneralmajor Enver Cikaqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe vlerësoi përkushtimin e Ngucatit në shërbim të atdheut.

Gjatë akademisë, për kontributin e tij folën edhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Faik Fazliu, si dhe vajza e të ndjerit, Alisa Ngucati, në emër të familjes.

Ali Ngucati ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 113 të Zonës Operative të Drenicës. Pas përfundimit të luftës, ai shërbeu në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, ndërsa më vonë vazhdoi angazhimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku mbajti pozitën e zyrtarit të lartë civil në Shtabin e Përgjithshëm.

Ai la pas babanë, bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

ngucatilartëfsk-së

Të ngjashme

Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë

Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë

17:42
Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

10:43
Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”

Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”

08:46
Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

17:56

Më shumë nga Lajme

  • 20:17Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar
  • 19:4454-vjetori i themelimit, Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
  • 19:44Prizreni me furnizim të reduktuar me ujë, shkak ndërprerja e rrymës
  • 19:32Haliti shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci: Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme
  • 19:31Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë