Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur pikëpyetje nëse në Kosovë po bëhet gjithçka që është e mundshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka shprehur mëdyshje nëse po realizohen edhe ato punë që janë brenda mundësive, pa drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë.
Duke iu referuar një thënieje të shkrimtarit francez Viktor Hygo, ai ka theksuar se nuk mjafton të synohen gjëra të jashtëzakonshme, nëse nuk realizohen ato që janë të mundshme.
“A jemi duke e bere te mundshmen ne? Sepse, nese as te mundshmen nuk e realizojme, atehere si te shpresojme per te jashtzakonshmen?”, ka shkruar Kraki.
Deputeti i partisë në pushtet ka vlerësuar se Kosova tashmë ka nevojë për më shumë sesa realizimin e punëve të zakonshme.
“Kosova tashme eshte vone nese behet veç e mundshmja. Na duhet e jashtzakonshmja”, ka shkruar ai.
Në fund, Kraki ka përmendur disa nga nevojat themelore të qytetarëve, duke kërkuar rezultate konkrete.
“Me kry pune. Me pase rryme. Me pase rruge. Me pase uje. Me pase shprese.”