Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Më shumë policë se karabinierë mbi urën e Ibrit, a priten tensione nga serbët?

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 20:48
Më shumë policë se karabinierë mbi urën e Ibrit, a priten tensione nga serbët?

Për vite me radhë prezenca ndërkombëtare mbi urën e Ibrit garantonte paqe e siguri.Por, 27 vjet pas luftës, një tjetër ndryshim ka nisur në vendin problematik që ndanë Mitrovicën në atë të Jugut e Veriut.

Nga pjesa veriore është larguar tenda e KFOR-it ku qëndronin 24 orë karabinierët italianë.Automjetet e Policisë së Kosovës janë shtuar në urë, megjithëkëtë një veturë e karabinierëve ende qëndron në këtë pikë.

Për disa qytetarë nga Mitrovica, kjo është vetëm një hap drejt normalizimit.“Kjo është fitore e madhe, kjo është fitore e madhe. U dashtë ndoshta edhe më herët, po vjen ngadalë dhe po bëhet mirë”, ka thënë Mehmet Cimili, banor i Mitrovicës së Jugut.

Banorët nuk po shqetësohen për tensionet e mundshme nga pjesa veriore.“Jo kurfare hiç, bile edhe ka me u mbajtë rend edhe më mirë. Po ma të lirë kanë mu kanë edhe ata serb që janë e jo bandat, jo kriminelat”, ka shtuar Cimili.

Por, jo të gjithë e shohin këtë ndryshim si ndonjë zhvillim të madh.Për Habib Mehollin, kjo ndodhi më shumë për shkak të zhvillimeve politike dhe momentin në të cilin ndodhet shteti.

“Gjithmonë, kur Vuçiqi është ndonjë rrezik, Albini organizon naj far marifeti, sa me pas ai mundësi me sha Kosovën. E si të është Albini ngushtë, ai vepron kështu për me ia ndihmu Albinit, kurgjo tjetër”, ka thënë Habib Meholli, banor i zonës.Ndërkohë një qytetare serbe, ndryshimi në terren duket se as nuk e ka vërejtur.

“Ku ka polici? Ku ndodhet Policia?”Por, a mund të sjellë ky tranzicion tensione të reja?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, nuk pret përshkallëzim.“Tensioni i vetëm na vie nga siguria e jashtme, sepse ata kriminelë që na shkaktuan Banjskën e më pas në nëntorë të 2024-tës Ibër-Lepencin, nuk janë më në Republikën e KOsovës. Kjo do të thotë lirim i natyrshëm gradual që do të vie me kushtëizm dhe mbikqyrje. Vie në bazë të asaj që është besim në Policinë e Kosovës”, ka thënë Dashevci.

Misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi dje se ka nisur tranzicioni gradual i pranisë së përhershme të trupave të tij nga ura kryesore e Mitrovicës.Sipas KFOR-it, kjo dhe gjithashtu largimi nga ruajtja e Manastirit të Deçanit, erdhi për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

urënibrittensione

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
  • 12:04Një grup motoristësh i veteranëve dhe Unionit Shqiptar nisen nga Morina drejt Prishtinës
  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:4328-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare