Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Me siguri ditët festive do të jenë me acar”, flet meteorologu që parashikoi temperatura deri në -20 gradë në Kosovë

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 09:36
“Me siguri ditët festive do të jenë me acar”, flet meteorologu që parashikoi temperatura deri në -20 gradë në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, ditë më parë paralajmëroi se fundviti pritet të jetë i ftohtë me borë me temperatura që mund të zbresin në -20 gradë Celsius.

Ky paralajmërim u demantua nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga të cilët thanë se parashikimet bazohen nga 7-10 ditë, dhe se ai është i vetmi institut që mund t’i besohet.

Gosalci tha se paralajmërimi i tij ka qenë preliminar, dhe shtoi se gjasat janë që pjesa e dytë e javës së ardhshme të jetë me borë dhe që në ditët festive të ketë temperatura më të acarta.

Pos tjerash ai tha se e kanë për detyrë që t’i paralajmërojë shërbimet e aviacionit për motin që mund të mbizotërojë.

“Për qëllime operative ne njoftojmë operatorët dhe kompanitë që fluturojnë në vendin tonë me parashikime disa javore. Postimi im ka qenë një paralajmërim preliminar. Ajo çka kam paralajmëruar unë dhe qëndroj pas asaj ende se zhvendosja polare që është duke ndodhë që është paralajmëruar me muaj të tërë, tashmë ka ndodhur dhe në pjesën e epërme të kontinentit tonë, në pjesën e epërme perëndimore, gjendet një cilogjenezë, ashtu thuhet në termat meteorologjikë, e cila me siguri që do të bartë pjesë të konsiderueshme të Evropës perëndimore gjatë krishtlindjeve. Nëse futeni në rrjetet sociale edhe të mediave e portaleve të Evropës perëndimore, të gjithë kanë një qëllim të dinë a do të ketë krishtlindje të bardha apo si do të jetë moti në atë periudhë. Jemi në fazën kur fëmijët tanë do të lëshohet nga shkolla dhe ta dimë se a do të ketë një vit të ri të të bardhë, me borë. Ashtu siç kam parashikuar në profilin tonë, në pjesën e dytë të javës së ardhshme presim të ketë reshje bore, mund të preken edhe zonat e ulëta të vendit tonë dhe me siguri që ditët festive do të jenë me acar. Ende probabiliteti nuk është i lartë meqë jemi dy javë larg, por moti në vazhdimësi duhet të përcillet”, tha ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se në periudhën e dimrit nuk është diçka jonormale që temperaturat të shkojnë deri në -20 gradë.

borëMoti

Më shumë nga Lajme

  • 15:19Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë
  • 15:06Tahiri-Kurtit: Nuk do ta merrni Presidencën pa konsensus, Kosova nuk do të bëhet parti-shtet
  • 14:29Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë