Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mehani numëron ditët prej kur është sulmuar, thotë se nuk e di ende kush është prokuror i rastit

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 21:05
Mehani numëron ditët prej kur është sulmuar, thotë se nuk e di ende kush është prokuror i rastit

Kandidati i VV-së për deputet ka folur për incidentin në Skenderaj ku ishte ehde ai i përfshirë.

Mehani deklaroi se janë bërë 42 ditë nga sulmi ndaj tij dhe se edne nuk e di se kush është prokurori irastit.

Shkrimi i tij:

Të dashur miq,

Sot bëhen 42 ditë nga dita që jam sulmuar. As tash kur po e shkruaj këtë postim nuk e di kush është prokuror a prokurore e rastit! Përveç ditës kur ka ndodhur rasti që kam dhënë një deklaratë te disa policë dhe një thirrje telefonike pas disa ditëve për të dorëzuar raportin e mjekut dhe atë nëse dua; asgjë tjetër!

As tash kur po e shkruaj këtë postim, nuk e di kush janë personat që më kanë sulmuar. E di që njëri nga ta dhe iniciusi i sulmit ishte Sami Lushtaku dhe më vonë kam kuptuar që njëri nga sulmusit tjerë më herët paska qenë i dënuar për vrasje.

Imagjinojeni, një ish i dënuar për vrasje del dhe e sulmon një qytetar, kryen tentim-vrasjen e një qytetari që qëllon të jetë zv-ministër, e sulmon në pikë të ditës dhe atë pa asnjë arsye, dhe prokurori a prokurorja e rastit e liron në procedurë të rregullt dhe deri më sot nuk di për ndonjë masë të marrë.

Të dashur miq, kam qenë i bombarduar me mendime nga më të ndryshmet; veç një përgjigje e kam për të gjitha ato mendime!

Çdo pikë gjaku, djerse e mundi e derdhur për drejtësi, për liri e për mundësi të barabartë për të gjithë nuk është turp e as nuk duhet të na turpërojë, përkundrazi duhet të na shtojë krenarinë.

Turp është të jetosh si puthadorë, si servil e i nënshtruar nga ata që për shoqërues zgjedhin vrasës.

Atë që më njohin e dinë që unë kurrë nuk kam zgjedhur rrugët e lehta, ashtu siç kurrë nuk kam pasur frikë nga rrugët e vështira, qoftë edhe me koston e jetës, kosto që e kam pasur parasyshë shumë kohë para se të ndodhte sulmi.

Prokuror a prokurore, kjo është çështja që po pres ta di!

VV

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet