Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen partisë përgjatë këtij muaji të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Krasniqi tha se me PDK-në, ekziston mundësia për një qeverisje të përgjegjshme, që kryen punë e që e mban fjalën projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara.
“Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Katër vite më parë na besuat udhëheqjen në më së shumti komuna në vendin tonë. Ne iu përgjigjëm këtij besimi me punë konkrete, projekte të prekshme dhe rezultate që flasin vetë. Kudo që ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetarët nga radhët tona, kemi ofruar një model qeverisje shembullore, me punë, transparencë dhe përkushtim për secilin prej jush”.
