Korriku i sivjetmë theu rekorde të temperaturave të larta, por megjithatë, nuk ishte më i nxehti ndër vite, tha meteorologu Mendim Rugova.
Ai tha sot në T7 se “prej viteve të 80′ korriku i vitit 2012 që i ka pasur për 3.4 gradë celsius më të larta temperaturat”.
Por dha disa statistika lidhur me thatësirën në tokë dhe në ajër, që është shumë e dukshme sivjet.
