Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mërgimtarit në Gjermani i kërkohet nga kompania ku punon ta heq UÇK-në nga fotoja e profilit, e quajnë “terroriste

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 16:23
Mërgimtarit në Gjermani i kërkohet nga kompania ku punon ta heq UÇK-në nga fotoja e profilit, e quajnë “terroriste

Një shqiptari i cili jeton në Gjermani, i është kërkuar nga kompania ku punon, “Telefónica Germany / O2”, ta ndryshojë foton e profilit në “Microsoft Teams”, një aplikacion i Microsoft-it për komunikim dhe bashkëpunim në punë, në të cilën kishte të vendosur stemën e UÇK-së. Atij, i ka shkuar një mesazh nga eprorë të kompanisë, në të cilin i thuhet se mbajtja e stemës së UÇK-së si fotografi profili “bie ndesh me kushtet e përgjithshme të përdorimit”.

Mesazhi:

“Përshëndetje, sapo më kërkuan të të njoftoj që të lutem ta ndryshosh fotografinë e profilit. Sipas ekipit të TEF-it, ajo bie ndesh me kushtet e përgjithshme të përdorimit (AGB)”, thuhet në mesazhin që i ka shkuar mërgimtarit, të cilin e ka parë VOX Kosova.

Gjithashtu, në mesazh i është bashkëngjitur edhe një pjesë e citatit të “Wikipedias” në gjuhën gjermane, në të cilin thuhet se UÇK ishte organizatë “terroriste, nacionaliste, paramilitare shqiptare”.

“UÇK-ja (shkurtim nga shqipja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’) ishte një organizatë terroriste nacionaliste paramilitare shqiptare, e cila luftoi për pavarësinë e Kosovës”, thuhet në citatin e marrë nga Wikipedia, i cili i është dërguar mërgimtarit.

Kjo ka ndodhur pasi Gjykata Speciale të mërkurën e 16 shtatorit, dënoi me 81 vjet burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

mërgimtaritprofilitterroriste

Më shumë nga Lajme

  • 22:43Hamza me familje i bashkohet protestës: Liri për çlirimtarët
  • 22:39Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • 22:39Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin
  • 22:36Syla: Kurti po i frikësohet protestave për ish-krerët e UÇK-së
  • 22:20Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët