Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mesazhi i presidentit Begaj për protestën: Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, por dhuna nuk është zgjidhje

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 17:25
Mesazhi i presidentit Begaj për protestën: Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, por dhuna nuk është zgjidhje

Në lidhje me trazirat e sotme gjatë protestës, ka reaguar presidenti Bajram Begaj. Ai bën thirrje për qetësi dhe maturi, teksa shprehet se është i hapur për dialog.

Ai bën gjithashtu thirrje që aktorët e përfshirë të bashkëpunojnë dhe të dialogojnë për të stabilizuar situatën që po përjeton Tirana përgjatë këtyre tri ditëve.

“Të dashur qytetarë,

Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.

Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.

Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.

Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë”, shkruan Begaj.

zëribegajqytetari

Të ngjashme

Protestat në Tiranë, reagon presidenti Begaj: Palët të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje

Protestat në Tiranë, reagon presidenti Begaj: Palët të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje

18:27

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Time Kadrijaj: Ndoshta edhe unë kam parë njerëz të armatosur natën e protestës së 5 tetorit
  • 18:33Situatë e rëndë para Kryeministrisë, një tjetër kioskë përfshihet nga flakët
  • 18:28Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
  • 18:20MAPL vazhdon konsultimet për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031
  • 18:12Rama i përgjigjet Gashanit: Ministër përktheje letrën