Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mexhiti për Ahmetin: Në opozitë flet për UÇK-në, në pushtet për Open Ballkan

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 19:48
Mexhiti për Ahmetin: Në opozitë flet për UÇK-në, në pushtet për Open Ballkan

Izet Mexhiti do të jetë kryetari i komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut. Drejtuesi i VLEN fitoi me diferencë votash, përballë Bujar Osmanit, por mesazhet kryesore pas zgjedhjeve të së dielës ia dërgoi kreut të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti.

“Jo unë, por votuesi shqiptar”, tha Mexhiti në “Ditari i Pasdites”, me Pandi Gjatën, në A2 CNN, se e nxori në “pension politik”, Ali Ahmetin.

“Ai nuk e ka kuptuar se BDI ka nevojë për tu reformuar dhe për të dalë me figura të reja, me program të ri, me vizion të ri. I përsëritën gabimet në zgjedhjet lokale. Në veçse të marrin pjesë në zgjedhjet lokale me platformë lokale, ato u munduan me referendume e me legjitimitete. Tash kur e kanë humbur edhe u vërtetua që legjitimitetin e ka VLEN-i, që VLEN i përfaqëson shqiptarët atëherë epilogu është i qartë”, shtoi Mexhiti.

I pyetur nëse rezultatin e zgjedhjeve ka ndikuar pjesëmarrja e Ali Ahmetit dhe zyrtarëve të BDI-së të premten në Tiranë në tubimin pro UÇK, Mexhiti u përgjigj duke thënë: “Nuk di sa ka qenë ajo në funksion të atyre që janë në hak. Më tepër ka qenë krejt logjistika për ta promovuar zotin Ahmeti”.

“Po mendoj se pas 22 viteve ende nuk e kemi zgjidhur statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së. Nuk e kanë trajtimin e duhur. Mendoj që edhe pjesa dërmuese e ish-ushtarëve të UÇK-së janë brenda VLEN-it, nuk janë me zotin Ahmeti. Po mendoj që gjatë kohë dhe këtu kanë evoluar gjërat edhe votuesi din t’i lexon ato. E kanë kuptuar që zoti Ahmeti kur është në opozitë flet për Shqipëri etnike, flet për UÇK-në, po kur është në qeveri flet për Open Ballkan, flet se si duhet të ulen gjakrat, si të pajtohen me popullin serb dhe si të ecin përpara. Pra e kanë kuptuar ose që zoti Ahmeti flet për UÇK-në, ndërsa Bujar Osmani në Çair flet sesi duhet të krijohet një fond i posaçëm i komunës së Çairit për ta ruajtur identitetin maqedon. Pra mendoj që janë të lexuar dhe të skaduar në opinionin shqiptar”, deklaroi Mexhiti në “Ditari i Pasdites”, me Pandi Gjatën, në A2 CNN

BDIVLEN

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë