etë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u gjetën të pajetë brenda një banese në shtetin amerikan të Michiganit, pasi ekipet e emergjencës ndërhynë për të shuar një zjarr në shtëpi. Sipas autoriteteve, disa prej viktimave kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Kapiteni i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ottawa, Jake Sparks, e cilësoi ngjarjen si “jashtëzakonisht të ndërlikuar”, duke theksuar se hetimet janë ende në fazën fillestare, raporton ABC News .
Ngjarja ndodhi të premten në Grand Haven Township, një zonë pranë brigjeve të Liqenit Michigan, në perëndim të qytetit Grand Rapids.
Sipas autoriteteve, zjarrfikësit u thirrën fillimisht në mëngjes pas raportimeve për erë tymi, por nuk arritën të lokalizonin burimin e zjarrit. Disa orë më vonë, pas njoftimeve për tym të bardhë që dilte nga një banesë, ekipet u rikthyen në vendngjarje dhe hynë në shtëpi për të shuar flakët. Gjatë ndërhyrjes, ata zbuluan trupat e pajetë të tetë personave.
