Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi ka reaguar për vdekjen në duart e pesë policëve të 27 vjeçarit nga Lipjani.Ai thotë se 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.
Miftaraj përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, shkroi sa mënyra se si pesë policët e menaxhuan situatën më së paku mund të quhet “pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm”.,
“Shteti përmes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin për publikun ketë situate sonte. Pesë policet a e kishin trajnimin profesional te duhur për të menaxhuar situata të tilla?”, shkroi ai.