Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mik i familjes për 18 vite, shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 13:30
Mik i familjes për 18 vite, shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Një ngjarje e rëndë shënon prej dy ditësh (21 shkurt), në Kypseli, Greqi, kur një 64-vjeçar shqiptar, është futur në shtëpinë e një 25-vjeçarje, e cila është me aftësi të kufizuara, duke tentuar abuzimin seksual me këtë të fundit.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte njohje me familjen e vajzës prej 18-vitesh, madje konsiderohej si një person i besueshëm për ta.

Ka qenë nëna e 25-vjeçares, e cila ka denoncuar rastin në polici, pasi siç shprehet ajo, e gjeti autorin në shtëpinë e saj duke tentuar t’i përdhunonte vajzën.

“Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapon dhe fshihet në tualet dhe unë e godas me gjëra. Më pas ai fillon të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”, u shpreh e ëma e së resë për mediat greke.

Pas gjithë kësaj, nëna e vajzës shprehet se ka sulmuar autorin me tigan.

Në mediat greke, janë shpërndarë dhe pamjet nga kamerat e sigurisë që fiksojnë momentin kur shtetasi shqiptar hyn në shtëpinë e 25-vjeçares teksa e ëma e kësaj të fundit nuk ndodhej në banesë në ato momente.

Intervista e nënës së 25-vjeçares për Mega.gr. Në video shfaqen momentet e shkëputura nga kamerat e sigurisë lidhur me ngjarjen. 64-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet helene. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton që nuk ka pasur abuzim tek vajza me aftësi të kufizuara.

Çfarë dihet për 64-vjeçarin

Sipas mediave greke, shtetasi shqiptar, i cili njihej nga familja e vajzës 25-vjeçare prej 18 vitesh, ishte një person i besueshëm për ata, madje i ndihmonte për blerjet. Ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës.

Raportohet se ai është baba i dy fëmijëve, jeton në Nea Smyrni me djalin e tij, por ata të dy nuk kanë marrëdhënie shumë të mira.

Me vajzën e tij, thuhet se nuk ka aspak kontakt, e as me gruan e tij.

Sakaq, identiteti i 64-vjeçarit është mbajtur i fshehtë nga autoritetet.

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
  • 13:25Zemaj: Qindra pacientë me kancer po blejnë vetë barnat, miliona euro u ndanë përmes tenderëve