Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 09:15
Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku, është shfaqur në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

Ekipi i N1 e filmoi atë para sallës “Jezero”, pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Alleksandar Vuçiqit.

Në pamjet e publikuara nga N1, Radoiçiq shihet në shoqërinë e Danillo Vuçiqit para sallës ku u mbajt tubimi i SNS-së. N1 raportoi më herët se Danillo Vuçiqi kishte ardhur në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura.

Radoiçiqi është në kërkim nga Interpoli për shkak të sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023. Interpoli lëshoi urdhërarrest për të dhe 11 persona të tjerë në dhjetor të po atij viti.

Në këtë sulm terrorist u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë përleshjeve me policinë u vranë edhe tre terroristë serbë nga grupi i udhëhequr nga Radoiçiqi.

Disa ditë pas ngjarjeve në Banjskë, Radoiçiqi mori përgjegjësinë, përmes avokatit të tij, për organizimin e grupit që mori pjesë në sulm.

Në gusht të vitit 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj tij për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Lënda përfshin 20 persona dhe vrasjen e më shumë se 100 civilëve.

Autoritetet e Kosovës e kishin kërkuar më herët edhe nën dyshimet për frikësimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, ndërsa hetimi për rolin e tij në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022 u ndërpre në qershor të vitit 2026, pasi ai nuk ishte i qasshëm për prokurorinë.

vuçiqitradoiçiqpranë

Më shumë nga Lajme

  • 11:06Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime
  • 10:46Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit
  • 10:45Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet
  • 10:42Rrahmani: Ju habibat e Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor
  • 09:47Zjarri në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore