Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul deklaroi të hënën se Turqia ka potencial të madh për të ndikuar në zhvillimet lidhur me luftërat në Ukrainë dhe Iran.
Sipas tij, roli i Ankarasë është i rëndësishëm si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saj gjeografik.
Gjatë një konference të përbashkët për media në Berlin me homologun turk Hakan Fidan, Wadephul theksoi se Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet të intensifikojnë bashkëpunimin strategjik.
