Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 16:14
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Francën dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe avancimin e zhvillimit rural në Kosovë. Këto fusha përbëjnë prioritetet tona kryesore dhe janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh Ministri Muja gjatë vizitës.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministri Muja u takua me Ministren franceze të Bujqësisë, Annie Genevard. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Francës në sektorin e bujqësisë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nxitja e investimeve të reja franceze në Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Muja theksoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të hapur dhe konkret, duke vënë në pah prioritetet kryesore të institucionit që drejton.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Francën dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe avancimin e zhvillimit rural në Kosovë. Këto fusha përbëjnë prioritetet tona kryesore dhe janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh Ministri Muja.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit institucional, me synim arritjen e një marrëveshje konkrete që do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave rurale në të dy vendet.

Vizita e Ministrit Muja në Paris vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërkombëtar dhe promovimit të potencialit bujqësor të Kosovës në arenën evropiane.

Armend Muja

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike