Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Dretësisë, Blerim Sallahu, ka pretenduar se prokurori Shpëtim Peci është ndërruar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Nijazi Rexha, në rastin e dyshimeve të votave mbrëmë në Mitrovicën e Jugut.
Ai ka kërkuar nga u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, që ta përjashtojë Rexhën nga ky rast që të ndërmerren masat disiplinore.
“Fillimisht prokurori kompetent për çështjen përkatëse ishte caktuar Prokurori i Shtetit z. Shpëtim Peci, mirëpo në ndërkohë, çështjen kishte marrë nën kompetencë vetë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Njazi Rexha, pa ofruar ndonjë arsyetim për palët e përfshira apo publikun dhe i cili kishte vendosur për ndërprerjen e procesit të numërimit pranë Qendrës Komunale për numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut”, shkruan në letrën e Sallahur drejtuar Kelmendit.
Numërimi i votave të zgjedhjeve të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut u ndalë mbrëmë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.
