Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjet në vlerë 81 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 16:49
Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjet në vlerë 81 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), në prani të ambasadorit gjerman, Rainer Rudolph, kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 81 milionë euro, me qëllim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik në Kosovë, njoftoi Ministria e Financave.

Ministria tha se paketa përfshin kredi prej 80 milionë euro dhe grant prej 1 milion euro, të cilat “do të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo mbështetje do të kontribuojë në modernizimin e kornizës ligjore dhe rritjen e fleksibilitetit të tregut të energjisë elektrike, duke mundësuar integrimin e mëtejmë në tregjet rajonale dhe europiane, si dhe duke nxitur investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Ndërsa, udhëheqësi i divizionit të energjisë në KfW-së, Pablo Obrador Alvarez, u shpreh se ky është programi i parë i këtij lloji për Kosovën, i cili plotëson mbështetjen ekzistuese dhe krijon bazë për modernizim të mëtejshëm dhe integrim të sektorit energjetik.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, të sigurt dhe të integruar, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tranzicionit të gjelbër të vendit”, tha Ministria.

MF

Më shumë nga Lajme

  • 15:38IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar
  • 15:23FBI njofton për 28-vjeçarin nga Kosova, pranoi fajësinë për tregun e krimit kibernetik
  • 15:17Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete
  • 15:06Bamir Topi për Vlora Hysenin: Kalimi i saj në Shqipëri ndodhi gjatë tensioneve Rama-Kurti
  • 14:52Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro