Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Kandidatët duhet t’i plotësojnë gjithashtu kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore të përcaktuara në konkurs.
Sipas Ministrisë, kjo u ofron të rinjve mundësi për të ndërtuar karrierë ushtarake dhe për t’u arsimuar në një prej akademive më prestigjioze në SHBA.
