Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministrja Gërvalla, në takim me Shefin e EULEX-it: Nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 18:53
Ministrja Gërvalla, në takim me Shefin e EULEX-it: Nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim lamtumirës me Shefin e Misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin diskutoi rreth angazhimit të këtij misioni në Republikën e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në funksion të avancimit të proceseve në fushën e sundimit të ligjit.

Në këtë takim, Ministrja Gërvalla foli edhe për reformat në drejtësi, për çka tha se mbeten “të domosdoshme dhe të pakthyeshme, të orientuara drejt rritjes së llogaridhënies, forcimit të integritetit dhe përmirësimit të efikasitetit në të gjitha hallkat e sistemit”.

Në vijim të diskutimit, u trajtua edhe rëndësia e mekanizmave konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me theks të veçantë në funksionalizimin e Byrosë Shtetërore.

“Në këtë kuadër, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që po ashtu u diskutua në takim, përbën një ndër shtyllat më të rëndësishme të reformës në drejtësi

dhe të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe nuk ka rrugë tjetër përveç jetësimit të Byrosë. Byroja do të bëhet. Byroja do të jetësohet. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Gjithashtu, Ministrja Gërvalla foli edhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe përfitimet profesionale të zyrtarëve, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin

me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që këto procese të përkthehen në rezultate të qëndrueshme dhe të matshme.

“Sundimi i ligjit kërkon zbatim të njëtrajtshëm dhe të paanshëm, si dhe vendimmarrje të qëndrueshme në çdo rast e situatë. Konsolidimi institucional dhe forcimi i profesionalizmit mbeten thelbësore për një sistem drejtësie funksional dhe të besueshëm”, tha Ministrja Gërvalla.

Donika Gervalla

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona