Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për produktet e derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi tavan i naftës është caktuar 1.54 euro për litër.
Benzina do të mund të shitet deri në 1.40 euro për litër.
