Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

GD
Gazeta Demos3 korrik 2026 në 18:52
MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës.

Sipas Ministrisë, kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.

“Vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.

Po ashtu, analizat kanë treguar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë” deklaron MINTI.

Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër.

MINTI iu ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut.

Njëherazi bëhet e ditur se zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

“Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal e transparent të tregut të derivateve të naftës. Subjektet që nuk respektojnë vendimin do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi” përfundon njoftimi.

Më shumë nga Lajme

  • 10:58Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën
  • 10:15Kurti: 63 për qind e të punësuarve të fundit në administratën publike janë gra
  • 10:14Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
  • 10:10E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar
  • 10:05Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën