Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

MINTI intensifikon kontrollet ndaj shitjes së cigareve elektronike për të miturit

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 16:43
MINTI intensifikon kontrollet ndaj shitjes së cigareve elektronike për të miturit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Tregut (IQMT), ka ndërmarrë aksione inspektuese në disa komuna të Kosovës me qëllim parandalimin e shitjes së cigareve elektronike te personat e mitur.

Sipas një komunikate të ministrisë, gjatë pjesës së parë të muajit qershor inspektimet janë përqendruar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të institucioneve arsimore dhe që merren me tregtimin e cigareve elektronike.

Kontrollet janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Vushtrri, Ferizaj dhe Viti, ku inspektorët kanë verifikuar zbatimin e dispozitave të Ligjit për Kontrollin e Duhanit që ndalojnë shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme për të miturit.

MINTI ka bërë të ditur se gjatë inspektimeve janë evidentuar edhe shkelje të caktuara, të cilat tashmë janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas ministrisë, aksionet inspektuese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në komuna të tjera të vendit, me qëllim të rritjes së nivelit të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Në komunikatë theksohet se institucionet mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e të rinjve nga qasja në produkte që mund të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke vënë theks të veçantë në parandalimin e përdorimit të cigareve elektronike nga të miturit.

mint

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane