Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 17:05
Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar si jetik unitetin institucional për miratimin e kësaj deklarate, duke thënë se për çështje që lidhen me luftën për liri dhe historinë e Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia e përbashkët.

“Sot, përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, Kosova foli me një zë. Ky unitet institucional në miratimin e Deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Kur bëhet fjalë për luftën çlirimtare, për sakrificën e një populli dhe për të vërtetën historike të Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia jonë e përbashkët”, shkroi ai.Rama shtoi se mesazhi i dhënë nga Kuvendi duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës.

“Mbi partitë është shteti. Mbi interesat ditore është e vërteta jonë historike. Drejtësia kërkon drejtësi. Historia kërkon të vërtetën. Ndërsa Kosova, kur preken themelet e lirisë së saj, duhet të dijë të qëndrojë e bashkuar. Sot Kuvendi e dha këtë mesazh. Dhe është një mesazh që duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, shkroi Rama.

ramakosovësdeklaratës

Të ngjashme

Kryenegociatori i Kosovës reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

Kryenegociatori i Kosovës reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

22:33
Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës

22:03
Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

21:15
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

20:56

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Gjini për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Me diplomaci të dështuar nga Qeveria Kurti u hapet dera provokimeve
  • 23:05Raporti i IPK-së: 11 vjet për ekzekutimin e një urdhërese të gjykatës nga Policia
  • 23:03Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje
  • 23:02NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme
  • 22:51Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos