Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Miratohet Raporti i Progresit: Vonesa në formimin e institucioneve, ngadalësoi progresin e Kosovës

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 14:15
Miratohet Raporti i Progresit: Vonesa në formimin e institucioneve, ngadalësoi progresin e Kosovës

Sot, Komisioni Evropian miratoi Pakon e tij vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga partnerët e zgjerimit gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Në njoftimin e Komisionit Evropian, potencohet se paketa e këtij viti riafirmon se momentumi për zgjerim qëndron lart në agjendën prioritare të BE-së. Gjithashtu konfirmon se pranimi i shteteve të reja anëtare është gjithnjë e më i arritshëm, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha: “Ne jemi më të përkushtuar se kurrë për ta kthyer zgjerimin e BE-së në realitet. Sepse një Bashkim më i madh do të thotë një Evropë më e fortë dhe më me ndikim në skenën globale. Por ai duhet dhe do të mbetet një proces i bazuar në meritë. Paketa jonë ofron rekomandime specifike për të gjithë partnerët tanë. Dhe të gjithëve u themi: Anëtarësimi në BE është një ofertë unike. Një premtim paqeje, prosperiteti dhe solidariteti. Me reformat e duhura dhe një vullnet të fortë politik, ju të gjithë mund ta shfrytëzoni këtë mundësi.”

Në rastin e Kosovës, Raporti i Progresit thotë se vonesa në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ngadalësoi progresin e reformave që lidhen me BE-në. Forcimi i bashkëpunimit ndërpartiak dhe ripërcaktimi i përparësive të këtyre reformave është i nevojshëm që Kosova të rikthehet në rrugën e saj drejt BE-së, potencohet.

Po ashtu potencohet se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e nevojshme për të hequr gradualisht masat ndaj Kosovës, por potencohet se Komisioni synon t’i heqë më tej këto masa me kusht që të arrihet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe deeskalimi të jetë i qëndrueshëm.

“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane, me një nivel të lartë mbështetjeje publike. Vonesa në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ngadalësoi progresin e reformave që lidhen me BE-në. Forcimi i bashkëpunimit ndërpartiak dhe ripërcaktimi i përparësive të këtyre reformave është i nevojshëm që Kosova të rikthehet në rrugën e saj drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i angazhimeve të Dialogut mbeten një pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës. Komisioni është i gatshëm të përgatisë një Opinion mbi kërkesën e anëtarësimit të Kosovës, nëse kërkohet nga Këshilli. Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë për të hequr gradualisht masat kundër Kosovës. Hapat e ardhshëm mbeten të kushtëzuar nga deeskalimi i qëndrueshëm në veri. Komisioni synon t’i heqë më tej këto masa me kusht që të arrihet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe deeskalimi të jetë i qëndrueshëm”, thuhet në raport.

BEKomisioni Evropian

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare
  • 19:30​Të shtunën në autostrada s’lejohen kamionët me mbi 20 ton
  • 19:11Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë
  • 19:1025 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
  • 19:08Nënshkruhet kontrata për renovimin e palestrës “Karagaqi”