Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mirënjohje për hetuesin Nazim Dalipi – nderohet për rezultatet në zbardhjen e rasteve më të rënda kriminale

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 18:57
Mirënjohje për hetuesin Nazim Dalipi – nderohet për rezultatet në zbardhjen e rasteve më të rënda kriminale

Hetuesi Nazim Dalipi është nderuar me mirënjohje për punë të shkëlqyeshme, në emër të njësisë që ai udhëheq, gjatë një eventi të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Vlerësimi vjen si rezultat i punës së vazhdueshme dhe performancës së lartë të njësisë hetimore nën drejtimin e tij, e cila ka trajtuar dhe zbardhur disa nga rastet më të rënda kriminale, përfshirë grabitje të armatosura, vjedhje grabitqare me pasoja të rënda dhe sulme me lëndime serioze trupore.

Sipas të dhënave nga strukturat e sigurisë, kjo njësi ka shënuar rezultate rekorde në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, duke ndërtuar raste hetimore të qëndrueshme dhe duke siguruar prova kyçe për procedurat penale.

Njësia ka qenë e angazhuar intensivisht edhe në hetimet për zbardhjen e vrasjes së Liridona Murselit, rast që tronditi opinionin publik, ku për vrasjen dyshohet bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë. Hetimet për këtë çështje kanë përfshirë veprime të shumta operative, analiza provash dhe koordinim ndërinstitucional.

Mirënjohja e ndarë për hetuesin Dalipi cilësohet si vlerësim jo vetëm individual, por edhe institucional për punën ekipore, disiplinën profesionale dhe efikasitetin operacional të njësisë që ai drejton.

Burimet theksojnë se njësia në fjalë mbetet ndër strukturat më aktive në luftimin e krimit të rëndë në rajon, me fokus të veçantë në rastet komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë të grabitjeve.

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi
  • 22:16Vrasja e Jusuf Gërvallës, Buxhovi: Mbeti çeshtje e padefinuar nga drejtësia gjermane
  • 22:14“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj paralajmëron protesta: Kurti po e interpreton Kushtetutën sipas qejfit
  • 22:03Cilat ngjarje lanë gjurmë në memorien e Buxhovit si fëmijë?
  • 21:59Aksident në Lubozhdë të Istogut, lëndohen pesë persona