Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mirjeta Durmishi me mesazh në Tetorin Rozë: Mos e shtyj, kontrollohu sot

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 21:10
Mirjeta Durmishi me mesazh në Tetorin Rozë: Mos e shtyj, kontrollohu sot

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, këshilltarja politike e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Mirjeta Durmishi, ka bërë thirrje për kontrolle të rregullta shëndetësore dhe zbulim të hershëm të sëmundjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka përcjellë mesazhin “Mos e shtyj”, duke u bërë thirrje grave që të mos i shtyjnë kontrollet shëndetësore për një ditë tjetër.

“Ndonjëherë themi: ‘Do të shkoj nesër…’, ‘Kur të kem kohë…’, ‘S’kam asgjë…’. Por shëndeti nuk duhet të presë”, ka shkruar Durmishi. Ajo ka theksuar rëndësinë e kontrolleve dhe zbulimit të hershëm, duke u bërë thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre. “Pas çdo kontrolli mund të fshihet një mundësi për ta kapur një sëmundje në kohë. Dhe pas çdo zbulimi të hershëm mund të jetë një jetë e shpëtuar”, thuhet në postim. Durmishi ka përcjellë edhe një mesazh emocional për rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, duke u bërë thirrje grave që të mendojnë edhe për familjet dhe njerëzit e tyre të dashur. “Ti je e rëndësishme. Për veten tënde. Për fëmijët e tu. Për familjen tënde. Për ata që të duan dhe nuk mund ta imagjinojnë jetën pa ty”, ka shkruar ajo. Në fund të mesazhit, këshilltarja e ministrit të Shëndetësisë ka përsëritur thirrjen për të mos i shtyrë kontrollet:

“MOS E SHTYJ. Kontrollohu sot.”

durmishishtyjmirjeta

Më shumë nga Lajme

  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte
  • 22:10Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit
  • 22:03Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?
  • 21:59Ky është numri i protestuesve që ishin sot në shesh
  • 21:55Avdiu i LPK-së: Në mbledhjen e 1993-ës Behajdin Allaqi insistoi në zgjedhjen e Thaçit, s’pati përplasje mes tyre