Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, është deklaruar pas mbylljes së deklarimeve përfundimtare, duke thënë se procesi ka qenë proces i gjatë gjyqësor, dhe, ka arsye që ‘’të jemi optimistë për një rezultat pozitiv’’.
Mishetiq për media, ka thënë se nga ajo çfarë është dëgjuar, ‘’besojmë se kemi të drejtë në prova’’.
‘’Me procese të gjata gjyqësore për një betejë në sallën e gjyqit, përshtypja jonë në fund është se kemi çdo arsye të jemi optimistë për një rezultat shumë pozitiv. Është gjithmonë e paarsyeshme të përpiqesh të parashikosh diçka në një çështje gjyqësore, sepse në fund gjithçka varet nga gjyqtarët. Por nga argumentet që kemi dëgjuar sot dhe gjatë 10 ditëve të fundit, si dhe nga mbrojtja e prokurorisë, ne besojmë se kemi të drejtë si në prova ashtu edhe në ligj. Dhe siç thashë, presim rezultate shumë të mira’’, ka deklarua ai.
