Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit: Policia na tha…

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 23:42
Misteri i kosovarëve të zhdukur në Shkup, familja rrëfen kontaktin e fundit: Policia na tha…

Tre persona nga Vushtrria, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në Shkup, ndërsa familjarët ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Për Klankosova.tv ka folur nusja e Fatmire Shabanit, e cila ka treguar se kontakti i fundit me ta ka qenë mbrëmjen e së shtunës, kur vjehrra e saj i kishte lajmëruar se ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

“Rreth orës 22:25 vjehrra ka lajmëruar që po nisen prej Aeroportit të Shkupit për Kosovë. Edhe më nuk dimë kurgjo për ta”, ka deklaruar ajo. Sipas saj, familja ka kontaktuar policinë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë informacion të saktë për atë që mund të ketë ndodhur.

“Policia në Shkup dhe në Kosovë është lajmëruar. S’kemi kurrfarë informacioni. Policia na ka thënë se nuk ka ndeshje, nuk ka asgjë. Nuk dimë çka ka mundur të ndodhë”, ka thënë ajo. Më herët, familjarët kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se Fatmire Shabani, e cila jeton në Gjermani, kishte arritur në Aeroportin e Shkupit, ndërsa vëllai i saj Ejup Ternava bashkë me bashkëshorten Cennet Ternava ishin nisur për ta marrë.

Sipas një familjari, nga dogana janë njoftuar se tre personat nuk kanë pasur hyrje në territorin e Kosovës.

Familja ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe Ambasadën e Kosovës në Shkup, ndërsa kërkojnë ndihmë për lokalizimin e tyre.

Rreth këtij rasti është deklaruar edhe Ambasada e Kosovës në Shkup, e cila në një përgjigje për redaksinë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin e tre shtetasve nga Vushtrria, të raportuar të zhdukur në Shkup.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
  • 23:19Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit